Adriatik Lapaj ka folur nga kryeministria në një lidhje online për “Shqipëria Live”. Lapaj u shpreh se sipas tij asnjë parti politike nuk e mposht dot regjimin që sipas tij, kryeministri Edi Rama ka ndërtuar. Ai tha se nuk vazhdohet me mitingje duke iu referuar foltores së organizon kreu i PD, Sali Berisha.
“Ditën e djeshme punonjës të policisë na kërkuan të lironim vendin sepse do krijonin korridor sigurie për protestën e Berishës. Bllokuan dritaret, dyert dhe sollën 300 efektivë me gaz lotsjellës a thua se këtu do bëhej luftë. Ne lëvizëm disa nga mjetet tona, bombolat e gazit që përdorim për t’u ngrohur. Pastaj qëndruam me karrige deri në një vend ku e menduam të logjikshme. Ata na lëvizën me dhunë pastaj, kanë forcë më të madhe dhe kështu veprojnë gjithmonë.
Një ditë më parë erdhën na hoqën çadrat që ju keni qenë vetë dëshmitarë, që janë vendosur çadra më të mëdha që kanë zënë qindra kilometra për ditëm e radhë. Rama është abuzuesi më i madh. Ditën e parë na hoqën çadrat dhunshëm. Ditën e dytë përsëri çadrat, ditën e tretë energjinë, kërkuam gjenerator, na e sollën dhe pastaj na e hoqën me forcë.
Edi Rama ka ndërtuar një regjim monstruoz, që pasi vjedh dhunshëm lekët e shqiptarëve, korrupton gjithçka që i del para. Korrupton analistët, dhunon qytetarët… Është e pamundur që një forcë politike ta mposhtë këtë regjim. Ka ministra në burg, kryebashkiak në burg, zv.kryeministër në arrati, plot skandale. Por del në zgjedhje të parakohshme në bashki dhe fiton me 80%, hajde besoje që këtu ka garë… Ne kemi kërkuar që masivisht qytetarët të dalin përtej partive politike, njerëzit që kanë halle jashtë çdo partie. Nuk mund të vazhdojmë me gabimet e të shkuarës. Nuk vazhdohet me mitingje.
Problemi i PD është që ka bërë gabime në mënyrën si i ka marrë vendimet lidershipi, duke i dhënë Ramës oksigjen. Ja Avokati i Popullit, një i shëmtirosur aty tani… Lidershipi i PD ka bërë dhe po bën gabime shumë të mëdha. Duhet një hetim për këtë. Ai person do njihet si doktrina e ‘Shabanizmit’, si një njeri që tradhton. Është naive që të mendosh se gjithë kjo qeveri të mos mbajë pasoja për veprimet. Shumë shpejt kjo apati do kthehet në një qëndresë që Shqipëria nuk e ka parë më. Të gjithë janë të lebetitur nga abuzimet me paratë publike.”– tha Lapaj.
コメントを書く