“Nuk dal dot nga vetja unë”, deklarata e parë e Ilir Vrenozit pasi doli nga Big Brother Vip!

“Nuk dal dot nga vetja unë”, deklarata e parë e Ilir Vrenozit pasi doli nga Big Brother Vip!

Publiku e donte dhe e votoi, por qëndrimi i Ilir Vrenozit në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, zgjati vetëm disa javë. Kjo për shkak të një vendimi të tij të marrë ditën e sotme, ku si pasojë e gjendjes shëndetësore, Iliri ndërmori hapin për të lënë përgjysmë garën për çmimin e madh.

Pak pasi doli nga shtëpia, ai iu bashkua në studion e “Shqipëria Live”, ku dhe tregoi se nuk po e gjente më veten në shtëpi dhe nuk mund të krijonte debate nga “koti”, ashtu sikurse dhe shumica e banorëve aty.

Po ashtu, ai tregoi edhe për marrëdhëniet me banorët, ku veçoi atë me Stenaldon i cili për Ilirin është një njeri veçantë.

“Një muaj aty mu duk shumë. E ndava mendjen kur u futa brenda, të mos mendoja për familjen. Ajo është eksperienca më e mirë, e përjetova. Më vjen keq që përfundoi kështu.

Pas dy javësh, vajtja tek zhavorri… Kisha hallin e shëndetit. Stenaldo është njeriu më i mirë që kam njohur. Ai qau më shumë se për nënën dje, më tha nuk kam me kë të qaj tani. Aty bëhesh si i familjes. Nuk dal dot nga vetja. Nuk bëj dot që të kapem kot, disa persona e bëjnë aty. Mua më kanë dashur aty”, tha Vrenozi.

#viralvideo #lajmeshqip #bigbrother

この記事が気に入ったら
いいね ! しよう

ポルカドット(DOT)カテゴリの最新記事