Albana Koçiu: Ky zjarr nuk djeg dot të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit kësaj opozite
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar ashpër pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës në kryeqytet, duke dënuar aktet e dhunës pranë godinës së Policisë së Shtetit.
“Të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim, duke tentuar të delegjitimohet forca e ligjit përballë presionit të rrugës.
Marshojnë si çlirimtarë në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që janë po ata vetë që shqiptarët i kanë lënë jashtë rrugës së politikës me votë.
Duke u fshehur pas bandës së molotovëve, ky Don Kishot që grindet me koshat e mbeturinave si me mullinjtë e erës, e ka kthyer partinë e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish.
Ky zjarr nuk djeg dot asnjë reformë dhe as të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite që nuk di më as kush është, as ku po shkon dhe as pse po bërtet”, shkruan ne reagimin e saj Koçiu.
コメントを書く