“Me Ornela nuk integrohesha dot, të afërmit u bënë minoritarë grekë”, Suli i kthehet Çuçit: Abuzim!

“Me Ornela nuk integrohesha dot, të afërmit u bënë minoritarë grekë”, Suli i kthehet Çuçit: Abuzim!

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan
Pegagogia Ornela Çuçi thotë se ka emigruar me familjen në vitin 1997 në Greqi teksa shton se shumë nga kushërinjtë e saj janë bërë minoritarë grekë me qëllim që të integroheshin në shoqërinë greke.

Ka qenë kjo deklaratë e pedagoges, që ka sjellë reagimin e sekretarit të OMONIA-s, Marin Sulit, i cili është drejtuar Çuçit se një gjë e tillë është “abuzive”.

Shpëtim Idrizi: Greqia ka 30 vjet që vazhdon dhe ndërron emrat e të gjithë shqiptarëve, ndërron fenë e të gjithë shqiptarëve, jep pasaporta, bën zona homogjene, cakton madje e që është më skandalozja në të gjithë këtë histori, ka një vendim të qeverisë greke dhe shumë interesante kjo me dekret madje dhe që përcakton zonat minoritare në Shqipëri e vitit 2012.

Blendi Fevziu: Nëse ajo jep pensione dhe pasaporta, ti nuk e ndalon dot. Nëse një shqiptar ndërron emrin, fenë, merr pasaportën dhe ndihet grek, ti kërkoja shqiptarit e mos ja kërko Greqisë.

Ornela Çuçi: Unë kam ikur vetë në 1997-ën dhe jam fëmijë emigrantësh. Si fëmijë, duke mos u integruar dot në asnjë mënyrë në komunitetin grek, sigurisht që me “Ornela” nuk integrohesha dot.

Blendi Fevziu: Si të quanin ty?

Ornela Çuçi: Unë Ornela ndenja gjithë kohës, por të gjithë të afërmit e mi u bënë minoritarë grekë. Sepse duhej të integroheshin.

Marin Suli: Ky është abuzim!

Ornela Çuçi: Jo, nuk është abuzim. Unë e kam jetuar. Janë plot njerëz që nuk e kemi ushtuar dot asnjëherë myslimanizmin në Greqi, nuk kemi ushtuar asnjëherë fenë dhe nuk jemi integruar dot asnjëherë nëse nuk ndërronim emrat./tvklan.al

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

この記事が気に入ったら
いいね ! しよう

ポルカドット(DOT)カテゴリの最新記事