Për të tretën herë, Gjykata e Posaçme e pati të pamundur të dilte me një vendim në lidhje me kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, nga detyrim për t’u paraqitur, në atë të “arrestit të shtëpisë”. Pas një seance që zgjati fare pak, gjykata vendosi që vendimin për kërkesën e SPAK ta japë të shtunën në orën 12:00.
Shkak u bë kërkesa e avokatëve të ish-kryeministrit për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me argumentin e njëanshmërisë në këtë çështje. Për mediat avokati Genc Gjokutaj tha se janë duke grumbulluar provat që e tregojnë këtë pretendim.
“Ne sot kemi marrë provat që mbështesin kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.”
Në seancën e të mërkurës, avokatët kundërshtuan zëvendësimin e masës së sigurisë drejt ashpërsimit të saj dhe kërkuan dërgimin e çështjes në Kushtetuese për të interpretuar nëse SPAK duhet të merrte leje në Kuvend për masën e parë të nxjerrë ndaj Berishës.
Ata gjithashtu pretenduan se vendosja e ruajtjes policore dhe bllokimi i kontakteve nuk ishin ligjore.
SPAK kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë për Berishën me argumentin se ai nuk zbatoi detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore sipas vendimit të dhënë në tetor nga e njëjta gjykatë.
Ish-kryeministri po hetohet për dyshimet se është përfshirë në korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
コメントを書く