Ish-presidenti amerikan, Donald Trump deri më tani nuk ka arritur të marrë një garanci që do t’i lejonte atij të apelonte gjobën për çështjen e mashtrimit civil në Nju Jork, sipas avokatëve.
Trump ose duhet të gjejë paratë ose të vendosë një sasi të caktuar parash për të garantuar se do të paraqitet në seancën e ardhshme gjyqësore, për të parandaluar autoritetet e shtetit që të konfiskojnë pronat e tij, ndërkohë që ai apelon vendimin e 16 shkurtit që e urdhëron atë dhe të pandehurit e tjerë të paguajë gjobën 464 milionë dollarë.
Avokatët e kandidatit republikan për president i kërkuan një gjykate të apelit të nivelit të mesëm që të vononte zbatimin e vendimit, duke argumentuar se shuma ishte e tepruar. Sipas tyre, të pandehurit u janë drejtuar deri më tani 30 kompanive të sigurimit përmes katër ndërmjetësve të veçantë për të marrë një detyrim.
Ndërmjetësi i sigurimeve, Gary Giulietti tha se një detyrim për plot 464 milionë dollarë “nuk është i mundur në rrethanat e paraqitura”, duke vënë në dukje se shumë garanci nuk do të lëshonin bono mbi 100 milionë dollarë dhe ishin të gatshëm të pranonin vetëm para ose letra me vlerë, jo pasuri të paluajtshme si kolateral.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Trump#TopChannelNews
コメントを書く