Nuk lëviznin dot më tej, dy turistët shpëtohen në “Gjirin e Anglezit”

Nuk lëviznin dot më tej, dy turistët shpëtohen në “Gjirin e Anglezit”

Dy turistë lituanezë janë shpëtuar mbrëmjen e së premtes në zonën e Karaburunit. Policia njoftoi se kishin marrë njoftim se dy turistët e kishin të pamundur të vazhdonin lëvizjen në vendin e quajtur “Gjiri i Anglezit” pasi nuk ndiheshin mirë.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare për t’iu ardhur në ndihmë turistëve”, njoftoi policia.

Pas disa orë kërkimesh, ata u gjetën dhe u shoqëruan drejt policisë në Himarë. Aktualisht turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Turistët kanë falenderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar. Policia Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt”, njoftoi policia./tvklan.al

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: info@tvklan.al

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

この記事が気に入ったら
いいね ! しよう

ポルカドット(DOT)カテゴリの最新記事