Top Channel/“Ti e di që unë nuk jetoj dot pa ty!”, rrëqeth me fjalët gruaja e Gerti Bogdanit: Zoti..

Top Channel/“Ti e di që unë nuk jetoj dot pa ty!”, rrëqeth me fjalët gruaja e Gerti Bogdanit: Zoti..

Tronditës ishte lajmi për ndarjen parakohe nga jeta të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani, vetëm 44 vjeç.
Bashkëshortja e tij, Edlira Çepani, në një reagim në Facebook i ka dedikuar disa fjalë rrëqethëse të shoqit.
“Ti e dije qe jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime!
Ti e di qe une nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashe ndonjehere mjaftueshem sa te adhuroj!!! Zoti merr prane vetes me te miret, por ty s’duhet te te kishte marre, se une, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje per ty, per dashurine tende per jeten, per keshillen e drejte qe jep gjithmone, per modelin e duhur qe je gjithmone! Bota eshte nje vend i pavlere pa ty!
Do te te duam perjete, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu me i mire qe do jetoje ndonjehere ne kete bote! Do te te dua çdo dite te jetes derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugetimi tim!
Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”, shkruan ajo.
Bogdani humbi jetën paraditen e kësaj të mërkure, teksa ndodhej me disa miq duke pirë kafe në ambientet e një hoteli në Tiranë. Ai u kishte shprehur atyre se kishte vështirësi në frymëmarrje, e më pas ata e gjetën pa ndjenja në tualet.
Edhe pse u transportua në spital, mjekët nuk arritën dot ta mbanin në jetë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GertBogdani#TopChannelNews

この記事が気に入ったら
いいね ! しよう

ポルカドット(DOT)カテゴリの最新記事